Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mirëpritur në Tiranë disa ushtarë amerikanë nga Garda Kombëtare e New jersey në kuadër të stërvitjes ushtarake Defender 21.
Ambasada njofton se këta ushtarë do e ndihmojnë Shqipërinë për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhaëk nga SHBA dhe do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare.
NJOFTIMI NGA AMBASADA E SHBA: Ambasadorja Yuri Kim mirëpret ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ata do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhaëk nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21.