Votuesit e Partisë Demokratike kanë gjetur fajtorin në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.
Njëzëri, në faqen e Lulzim Bashës në “Facebook” predominojnë komentet e votuesve të PD, të cilët kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të liderit të tyre.
Teksa mbushen më shumë se 24 orë nga reagimi i fundit i Bashës në Facebook, komentet e demokratëve të zhgënjyer kanë arritur në disa mijëra.
Marko Gjoni, komenti i fundit deri në orën 12.40 kërkon dorëheqjen e menjëhershme dhe e cilëson Bashën si të paaftë.
Mateus Burba thotë “na turpërove” dhe “me ty skemi për të ardhur kurrë në pushtet”.
Bilbil Hykaj mjaftohet me një fjalë të vetme, dështak!
Jonis Demaj ironizon me vendimin e përpara dy viteve, të largimit nga Kuvendi duke sugjeruar që përsëri Basha të mos futet në Kuvend.
Nuk mungojnë as fyerjet. Lexo.al ka fotografuar 50-60 komentet e fundit të ardhura në faqen e Bashës, pa përzgjedhur asnjë prej tyre.