Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj njëkohësisht kandidate për deputete në qarkun e Vlorës, vijoi sot takimet elektorale me banorë të Kuçit. Denaj kërkoi mbështetjen e tyre për të vijuar më tej investimet madhore, për zhvillimin e vendit, në çdo skaj të tij.

Po ashtu, Denaj u shpreh krenare që kontribuoi për të bërë realitet një ëndërr brezash, finalizimin e një rruge të re që do të lidh malin me bregdetin. “Me patriotët e mi kuçiotë, që më pritën me aq dashuri dhe ngrohtësi. Krenare që si bija e tyre, kontribuova për të bërë realitet një ëndërr brezash, finalizimin e një rruge të re që do të lidh malin me bregdetin”, tha ajo.