Dita e sotme është e shënuar si një nga më të lumturat në jetën e Granit Xhakës. Mesfushori i Arsenalit ka njoftuar përmes rrjeteve sociale lindjen e fëmijës së tij të dytë.

Leonita, bashkëshortja e tij ka lindur sot një vajzë, të cilën në foton e publikuar nga Xhaka e mban në krahë babi i saj. Xhaka dhe Leonta kanë vendosur ta quajnë Laneya.

Laneya është fëmija i dytë i familjes së vogël Xhaka, teksa më parë ka lindur edhe një tjetër vajzë. “Tashmë nuk do kem më një princeshë të bukur, tani do të kem dy”, shkruan Xhaka në rrjetet e tij sociale.