Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur menjëherë deklaratës së socialistit Taulant Balla që lajmëroi se mazhoranca do nisë procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit.
Meta e quan këtë si një kërcënim që vjen nga bandat e Elbasanit përmes Ballës.
Madje kreu i shtetit thotë se është gati të firmosë Dekretin për mbrojtjen e Republikës, por që nuk e sqaron se për çfarë e ka fjalën.
“Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës!
Shqipëria e Shqiptarëve! Vdekje tradhëtarëve”, shkruan Meta.