Kreu i PD, Lulzim Basha vazhdon me skenarin e tij për zhvillimin e fushatës elektorale nëpër qytete, nderkohe qe i “shet” si takime “spontane” pasi “shqiptaret mezi presin ndryshimin”. Këtë radhe, organizatorët e PD, kanë bërë ftesa të shkruara në letër për qytetarët e Librazhdit. Përmes kësaj ftese qytetarët ftohen të marrin pjesë në takimin që do të zhvillojë Basha, nesër në Librazhd.

Këto janë fakte që PD i thërret vetë njërëzit që të mblidhen dhe të grumbullohen në çdo vend që shkon Basha. Ndërkohë nga ana tjetër, Basha thotë se qytetarët mblidhen vetë me dëshirën e tyre për ta pritur atë. E vërteta qëndron krejt ndryshe nga ajo që deklaron Basha, pasi dite perpara vizites ka nje organizim shume per madh per te nxjerre ata pese n jerez ne shesh per te pritur kryetarin e PD dhe per ti rrezikuar nga Covidi.

Organizatorët e PD janë ata që ftojnë qytetarët të grumbullohen në këtë kohë pandemie, duke mos respektuar aspak masat anti Covid.