Durrësi është qarku ku procesi i numërimit është me ritme shumë të ngadalta, ku është numëruar vetëm 1% e votave. Nga kjo shifër, 66.92% e votave shkon për PS dhe 29.52% për PD. LSI është tkurrur shumë në këtë qark, ku deri më tani ka marrë 1.36% të votave.  Një kuti votimi në Durrës ka dalë e parregullt.  Kutia i përket qendrës së votimit 13 301 në zonën e Ishëm, Shkafanë!  Kjo kuti nuk i kishte fletët e votimit të papërdorur brenda saj, ashtu siç e përcakton ligj.  Sipas kreut të KZAZ 21 nuk kishte brenda te gjitha materialet zgjedhore. Do shqyrtohet me vone nëse do shpallet e pavlefshme.KZAZ 21 është më e madhja në Durrës dhe nga 108 kuti votimi kanë mbërritur vetëm 60 kuti.