Kryeministri Edi Rama është takuar me banorët e Korçës në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Në podiumin ku fliste, Rama i kërkoi një djali që të afrohej pranë tij sepse po shikonte një vajzë, të cilën e ftoi dhe më pas rezultoi se ishte kryetare e FRESH.
Nuk munguan edhe batutat për çështjen e patronazhistëve.
Rama: Ulu mo ulu, mos u shqetëso. Ishte në këmbë dhe nuk po më shikonte mua, por atë vajzën aty. Hajde këtu. Ja shikoje nga afër. Shikoje pak më afër. Të pëlqen?
Vajza: Jo.
Rama: Je patronazhist?
Djali: Jo.
Rama: Po ti je patronazhiste?
Vajza: Jo.
Rama: As ti. Ti qenke kryetare e FRESH-it. Paske ambicie të madhe ti, mirë që e dashke të bukur, e dashke bjonde, e dashke dhe kryetare ti. Aq shumë e kishte hapur gojën sa i ishte futur maska. Dukej sikur po hante lulen e PS.