Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi vijoi turin e takimeve elektorale pranë disa bizneseve ku diskutoi mbi sfidat me të cilat përballen, ndërsa prezantoi edhe “Planin e veprimit 2021-2025” të forcës politike që ai përfaqëson.
Shalsi vizitoi biznesin e drejtuar nga Mimoza dhe Steven Emanuels, një kompani që ofron kryesisht prodhim të veshjeve sportive, të personalizuara ku klientët mund të porosisin dhe krijojnë modelet e tyre unike.
“Teksa vizitoja sipërmarrjen e tyre diskutoja me punonjësit dhe Mimozën lidhur me mënyrën e organizmit të kompanisë, e cila është krijuar me një logjikë që kursen kohë në proceset e punës duke përshpejtuar prodhimin. Të suksesshëm në biznes dhe me përgjegjësi sociale Mimoza dhe Steven janë një shembull i shkëlqyeshëm i sipërmarrësve që i duhen këtij vendi”, tha ai.