Numri 1 i listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit Milva Ekonomi dhe të rinjtë energjikë të FRESSH Krujë, gjatë një ecje në qytet, përcollën tek qytetarët krutanë mesazhin për të votuar më 25 prill për një të ardhme më të mirë. Në bisedat me njerëz të zakonshëm, Ekonomi dhe të rinjtë u bënë thirrje qytetarëve të zgjedhin PS për një mandat të tretë, që projektet e nisura për tranaformimin e vendit, të përfundojnë.
Gjatë ecjes në rrugicat e Pazarit të Krujës, Ekonomi bisedoi me bizneset për projektet që do të zhvillojnë edhe qytetin e Krujës, sikurse të gjithë Shqipërinë. Duke përmendur disa nga ndërhyrjet që ka bërë qeverisja socialiste për një klimë më të mirë të të bërit biznes, sic janë lehtësirat fiskale apo skemat mbështetëse, Ekonomi u garantoi përfaqësuesve të bizneseve, se në mandatin e tretë, kjo përkrahje do të vijojë.