Ju lutem kuptojeni, varianti B.1.1.7 është i ri në këtë lojë”, tha epidemiologu Michael Osterholm. B.1.1.7 është varianti i identifikuar në Britani. Epidemiologu Michael Osterholm flet për sfidat e këtij mutacioni.
“Infekton fëmijët shumë lehtësisht. Ndryshe nga mutacionet e kaluara të virusit, ku nuk patëm fëmijë poshtë klasës së 8 të infektoheshin, të sëmureshin rëndë apo ta transmetonin te pjesa tjetër e komunitetit”.
Por, ai thotë tani se kjo ka ndryshuar, duke sjellë shembull konkret Minesotën, ku mbi 740 shkolla kanë raste me variantin britanik. Edhe në Miçigan, më shumë të rinj po shtrohen në spital, teksa rastet rriten. Është diçka të cilën ekspertët mjekësor të shumë vendeve e kanë paralajmëruar rreth 2 muaj më parë, kur revistat mjekësore raportonin prova në Izrael dhe Itali për infektimin e të rinjve me variantet e reja të Covid-19. Kjo po ndodh edhe në Shtetet e Bashkuara, dhe ekspertët po shqyrtojnë rekomandimin për kthimin e nxënësve në klasa.
“Këta fëmijë tani janë sfida më e madhe për mënyrën se si e transmetojnë virusin”. Vaksinimi i fëmijëve është thelbësor, por ekspertët paralajmërojnë se nuk do të kenë doza mjaftueshëm, të paktën në 6 apo 8 javët e ardhshme, për të frenuar këtë rritje të rasteve me koronavirusit.