Përmes një publikimi në rrjete sociale, Znj. Evis Kushi ka nënvizuar se në kuadër të “Paktit për Universitetin”, në mandatin e ardhshëm do të ndërtohet kampusi i ri i Universitetit të Tiranës, i cili do të jetë investimi më i madh infrastrukturor në arsimin e lartë gjatë tre dekadave të fundit.
“Me një investim prej 17 milion eurosh, në mandatin e ardhshëm do të ndërtojmë kampusin e ri të Universitetit të Tiranës, i cili do të jetë një qytezë universitare super moderne duke i dhënë Shqipërisë një prej kampuseve më të mira universitare në të gjithë Ballkanin Perëndimor.” – shprehet Kushi në postimin e saj.
#PaktiPërUniversitetin ?
Me një #investim prej 17 milion eurosh, në mandatin e ardhshëm do të ndërtojmë kampusin e ri…
Posted by Evis Kushi on E martë, 20 April 2021