Në muajin maj, BE-ja fillon shpërndarjen e vaksinave në Ballkanin Perëndimor. Njoftimi u bë në disa gjuhë të Ballkanit, përfshirë edhe gjuhën shqipe, nga shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, në “Twitter”.

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe Edi Rames. 145.000 doza vaksinash të financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit. Jemi së bashku në këtë betejë”, shkruan Von Der Leyen.