Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu ka inspektuar spitalin e Fierit, i cili është gati të hapë dyert. Teksa ka treguar pamjet nga brenda spitalit ministrja është shprehur se nga pikpamja stukturore i ka të gjitha standaret, por që do të ketë të gjithë standartet edhe nga ana e mjekësisë. Stafi i spitalit do të jetë i përbëra nga 398 persona, ku 56 prej tyre janë nga sistemi shëndetësor turk.
“Ky është një spital që u premtua nga qeveria e republikës së turqisë ku dukej jo për shkak të premtimit por edhe për kohën e shpejtë. Ja ku jemi sot në një spital jo vetëm të ndërtuar por edhe të pajisur. Ky spital që është një spital i ri por që brenda tij ka planifikuar të ketë gjithë ato shërbime të specializura. Do të rrisë aksesin për shërbime spitalore do të mundësojë rritjen e shërbimeve spitalore, një spital që do të plotësojë nevojat e rajonit por do krijojë akses më të shpejtë për shërbime që janë të planifikuara. Është me standard nga më të mirat dhe jemi krenarë që u arrit. Do të jetë një menaxhim i kombinuar i stafit shqiptaro turk, një në tërësi 398 punonjës në këtë spital dhe 56 prej tyre janë planifikuar që të vijnë nga sistemi shëndetësor turk”, tha ministrja.
Deri më tani sipas Manastirliut për tu bërë pjesë e spitalit kanë aplikuar rreth 700 persona që janë në fazën e përzgjedhjes.
“Ka qenë një proces transparent dhe do jetë meritokratik deri në fund për të gjithë ata që kanë aplikuar. Do jenë rreth 700 punonjës personel aplikues të cilët tashmë janë në fazën e përzgjedhjes. Kemi filluar me zgjedhjen e stafit infermieror e pastaj në atë administrative. Do jetë një bashkëpunim me kolegët turkë”, shtoi ajo.
Me këtë spital Manastirliu thekson se do të materializohet vizioni për sistemin spitalor autonom.
“Është e vërtetë që ky spital do të materializojë vizionin tonë për sistemin e menaxhimit spitalor. Ne jemi duke u përgatitur për përfitimin e kartës së autonomisë spitalore. Ky është spitali ku do aplikohet për herë të parë ky model”, vijoi më tej.
Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka shpërndarë videon e ministres brenda spitalit krahas të cilës shkruan se kjo do të jetë një fazë e re e ngjitjes së sistemit tonë shëndetësor.
“Spitali memorial fier – Tashmë me një superstaf të përbashkët, për të hapur dyert si qendër e ekselencës së sistemit tonë shëndetësor dhe njësi e transferimit të dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar, për t’i shërbyer jo vetëm pacientëve të vet po edhe suksesit të kësaj faze të re të ngjitjes së sistemit tonë shëndetësor në majën ku e duan dhe e meritojnë shqiptarët”, shkruan Rama.