Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik prof. Albana Fico, ka deklaruar se humbja e jetës së dy të moshuarve në vendin tonë nuk ka lidhje me marrjen e dozës së vaksinës antiCOVID.
“Nuk ka një lidhje mes humbjes së jetes se këtyre personave dhe bërjes se vaksines. Në këtë situatë të COVID-19 jemi fokusuar aty dhe harrojmë që disa shkaqe të tjera si infrakti, janë ende aty. Për rastin e vaksinave antiCOVID ka një Komitet të caktuar, por nuk ka lidhje me vaksinën. Nuk kemi shkak të ndëpresim vaksinimin, sepse çdo person i vaksinuar është një jetë e shpëtuar”, theksoi Fico. Prof. Albana Fico i bëri apel qytetarëve të vaksinohen dhe të mbajnë kontaktin me mjekun e familjes.