E diela elektorale e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, iu dedikua të rinjve të cilët përmes qendrës TUMO në kryeqytet janë angazhuar në trajnimet e teknologjisë së lartë kompjuterike.
Rama: 150 start up-e vetëm me fondin e vënë në dispozicion të sfidës së inovacionit nuk janë pak. Ashtu sikundër nuk janë pak, edhe të gjitha përpjekjet e bëra nga disa prej jush, për të shkuar përtej rrethit të aktivitetit të tyre, siç është rasti i Orit që është angazhuar në këtë proces fantastik të aksesimit dhe trajnimit të të rinjve të tjerë, për t’u bërë gati për botën e re.
Ne tha Edi Rama jemi të prirur ta zgjerojmë këtë sukses.
Rama: Përmes Planit tonë të Veprimit 2021-2025 të vendosim një fond garancie sovrane për gjithë ata që janë të përfshirë në këtë botë dhe që e dëgjova është nga dikush prej jush, që kanë problem me institucionet financiare. Një fond garancie prej 50 milionë eurosh, i cili të lehtësojë në mënyrë të ndjeshme aksesin tuaj në financimin e aktivitetit. Ne kemi përcaktuar në Planin tonë të Veprimit, dy programe të rëndësishme kombëtare, njëri është inovacioni dhe ekselenca në IT dhe tjetri është inovacioni dhe ekselenca në manifakturë.
Rama i ftoi të rinjtë mos ta nënvleftësojnë votën e tyre.
Dhe në fund një shpjegim për numrin 12 të PS në fletën e votimit.