Andi dhe Melisa, dy nga konkurrentët më të përfolur në edicionin e dytë të “Përputhen” duket se i kanë dhënë fund beqarisë. Faqja e “Përputhen dema skime” në Instagram ka publikuar një foto, ku shihen të dy pranë njëri-tjetrit dhe mendohet se janë në zyrat e një Gjendje Civile.
Sigurisht ky nuk është një lajm që befason, kjo për faktin se të dy prej kohësh kanë qenë me njëri-tjetrin, edhe pse janë përpjekur ta mohojnë. Në foton e publikuar shihen të dy mjaft të lumtur dhe gati për të firmosur aktin e fejesës. Mbetet për t’u parë nëse do ta pranojnë apo mohojnë në ditët e ardhshme.