Teksa duhen edhe pak ditë nga mbyllja e fushatës elektorale, rezulton se slogani me të cilin kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po u drejtohet shqiptarëve, është një kopje. Mjafton të krahasojmë këto dy foto dhe vërejmë lehtësisht se slogani i zgjedhur nga PD për 25 prillin, “Bashkë për ndryshim” është i ngjashëm me atë të kompanisë së pastrimit “Eco Tirana” në kryeqytet “Bashkë me ne për ndryshimin”.
Por, nuk është vetëm mesazhi. Edhe sigla, e cila gjendet tek automjetet e pastrimit të kompanisë së plehrave, është e ngjashme me atë të PD, pasi zemra është vizatuar në të njëjtën mënyrë si gjethja.
Ky nuk është rasti i vetëm kur kreu i PD-së kapet mat. Në fillim të fushatës Lulzim Basha u akuzua për kopjim të mënyrës së të bërit politikë nga Edi Rama, duke botuar libër para zgjedhjeve.