Botuesi i gazetës “TemA” ka ironizuar denoncimin e Partisë Demokratike lidhur me një database ku thuhet se parashikohet tendenca e votuesve se cilin do të votojnë. Referuar lajmeve të pasqyruara në media ku ai del votues i pasigurt, analisti sjell në vëmendje betejat ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dhe kritikat në adresë të Partisë Demokratike.

“Unë kam 15 vite që kritikoj Partinë Demokratike dhe sulmoj Berishën, dhe këta socialistët më quajnë votues të pasigurt. Kolegët e mi, Andi Bejtja dhe Armand Shkullaku, njëri i punësuar tek televizioni i djalit Berishës, e tjetri këshilltar politik i Lulit, quhen votues të sigurt të PS-së. Ose është lista e vitit 2005, ose do të jetë diversion i Ramës, për të përçarë demokratët.

Ndërkohë Luli më dërgon çdo ditë mesazhe në telefon duke më sugjeruar pika nga programi I PD, edhe pse telefoni im personal, nuk është i rregjistruar në emrin tim. Edhe ky me numuratorin e 2005“, shkruan Baze teksa ndan edhe mesazhet e ardhura në celular si dhe pjesën e database që fikson emrin e tij si votues i pavendosur.