Kabineti gjerman ka miratuar një seri të re të rregullores kombëtare për të luftuar koronavirusin, që do të anulojë kështu masat në nivelin e landeve.
Legjislacioni, i quajtur “frenim emergjent” do të nënkuptojë një orë policore lokale dhe mbylljen e dyqaneve nëse numri i infeksioneve në ndonjë pjesë të vendit do të rritet shumë.
Ende ka nevojë për miratim në parlament, ku qeveria po përpiqet të përdorë procedurat e përshpejtuara për ta arritur atë sa më shpejt.
Vendimi për të vendosur rregulla kombëtare ka qenë i diskutueshëm në Gjermani, ku një sistem federal do të thotë se shtetet kanë qenë në gjendje të vendosin kryesisht se si dhe kur të luftojnë epidemitë lokale.
Gjermania po përballet me një valë të tretë pandemike, të cilën kancelarja Angela Merkel e cilesoi “ndoshta nga më e vështirat” deri më tani.