Kryeministri Edi Rama ka gjetur një taktikë të re për të dhënë detaje mbi ecurinë e fushatës zgjedhore të socialisteve, por pa i kursyer edhe thumbat për kundërshtarët në makinë. Ai zgjedh që telefonatën me drejtuesit politik në qarqe ta bëjë gjatë transmetimit ‘live’ në Facebook. Njëjtë e bëri me Niko Peleshin që drejton fushatën në Korçës, dhe së fundmi edhe me Damian Gjiknurin në Vlorë. Me këtë të fundit, ai ka ironizuar fjalën “tërmet”, e ndërsa ka komentuar edhe presidentin Ilir Meta, sipas së cilit vijon të bëjë fushatë fshehtas.
Rama: Leskua ç’bën
Gjiknuri: Secili bën punën e tij
Rama: Po ky ka ardhur
Gjiknuri: Kush, presidenti?
Gjiknuri: Vjen i maskuar, ka mënyrën e tij, bën fushatë
Rama: me OFL apo KCK
Gjiknuri: LSI e ka humbur toruan, nuk e gjejnë veten
Gjiknuri: Po me komunitetin çam, po ecin kontaktet
Gjiknuri: Po, e quajnë shumë mirë që PS ka vënë një kandidaturë çame të rrezja e fitores