Më 23 korrik të 2021 Lulzmi Bashës i përfundon mandati si kryetar i Partisë Demorkatike, por eksponentë dhe ish-eksponentë të kësaj partie duan ta largojnë nga drejtimi i partisë para kësaj date. Lëvizja sapo ka filluar dhe në krye të saj është kryetari i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani i cili drejton një ndër forumet më të larta të partisë i cili gëzon kompetencat për hapjen e procedurës për shkarkimin e lidershipit demokrat. Por, statuti parashikon se Këshilli mund të mblidhet vetëm me miratimin e kryetarit të partisë. Rruga e dytë është mbledhja e firmave të ¼ -ës së anëtarëve, opsion i cili po shihet nga grupimi anti-Basha.
Ibsen Elezi – Ne kemi filluar të marrim mbështetje edhe nga degët që të fillojmë të mbledhim firma kombëtare nëse këto struktura drejtuese nuk e bëjnë. Pjesa më e madhe do e faktojnë se janë për largimin e Bashës dhe një epoke të re në PD. Ish kreu i PD-së Kukës Ibsen Elezi tentoi për herë të dytë të futet në oborrin e selisë blu për të protestuar po këtë herë selia blu kishte marr masat dhe kishte mbullur të gjitha hyrjet për në PD. Protestës së tij përtej gardhit sot iu bashkuan edhe dy ish anëtarët e këshillit Kombëtar Edith Harxhi dhe Edvin Kulluri, të cilët bënë me dije se nuk mjaftohen vehtem me largimin e Bashës nga drejtimi i PD-së
EDITH HARXHI: Aksion politik ka si synim demokratizimin dhe reformimin e PD për të fituar zgjedhjet e ardhshme sepse këto zgjedhje janë të humbura. Ne kërkojmë analizë në PD.
EDVIN KULLURI: Kemi nisur proces komunikimi me anetaresinë dhe opinionin publik. Do jetë debat në bazë dhe e ftoh zotin Basha dhe këdo e mbështet e keni parasysh për kë flas të dalin në bazë dhe të diskutojnë për të ardhmen e PD. Krahas firmës së ¼ të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, që duhen për të futur në rendin e punimeve te Kuvendit Kombëtar shkarkimin e Lulzim Bashës, është vehtëm hapi pari pasi për për të finalizuar shkarkimin, kërkohet që më shumë se gjysma e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të mbështesin mocionin e mosbesimit.