Në çdo palë zgjedhje, sapo ato kanë përfunduar, njeriu i parë që ka dalë për mediat e ka folur për fitore, ka qenë Sali Berisha.
Edhe kur ka humbur thellë, ai dilte e deklaronte fitoren.
Çuditërisht, në këto zgjedhje, edhe pse opozita, duke iu referuar një Exit Poll-i të televizionit të djalit të tij, thotë se ka fituar, Sali Berisha nuk ka bërë asnjë reagim.
Asnjë shpallje fitoreje apo rezultati spektakolar, siç ai e ka zakon.
Heshtja e tij ndoshta flet më shumë se çdo zë entuziast i opozitës, nga Lulzim Basha që doli i buzëqeshur, tek Enkelejd Alibeaj e Gazment Bardhi, që flasin për fitore në Fier e Elbasan.
Nesër e tutje do të merret vesh më mirë se kush ka fituar, por heshtja e Berishës është një indicie që flet ndoshta më shumë se çdo Exit Poll.
TemA