Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku një automjet i cili ishte i aksidentuar ka hyrë në shesh në momentet kur aty ka pasur një numër të madh qytetarësh.
Drejtuesi i automjetit është neutralizuar menjëherë nga qyetarë të pranishëm, të cilët kanë përjetuar momente paniku për shkak të rrezikut të madh që iu kanos.
Panorama ka siguruar pamjet që tregojnë momentet e terrorit në Sheshin Skënderbej, në ditën kur Shqipëria po voton.