Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në Has ku ka mbajtur një fjalim përpara dhjetrave qytetarëve.
Në fund të fjalimit, foli edhe një socialist i zhgënjyer nga Edi Rama.
Ai kishte me vete kartën e PS-së dhe donte të thoshte se nuk ka për ta votuar më.
Por, si duket përpara Bashës është emocionuar dhe tha se ai me thë gjithë shokët e tij do të votojë Partinë Socialiste.
“Për 30 vite nuk e kam votuar kurrë PD-së, por sot, jo sot po me 25 prill do votojmë.
Unë dhe krejt shokët e mi do të votojmë PS-në”,- tha qytetari nga Hasi.
Më pas Basha i mori mikrofonin dhe i tha që me 25 prill të votojë ndryshimin dhe numrin në listë.