Në zgjedhjet e 2017, Maksim Kona kandidonte për kryetar Bashkie të Kavajës nga radhët e LSI-së, por sot ai ka zgjedhur Partinë Socialiste dhe do votojë për të në zgjedhjet e 25 Prillit. Nga Kavaja, Kona tha se vlerëson projektet e qeverisë Rama për 4 vitet e ardhshme, duke përmendur Portin e ri të Durrësit.
“Jam pak xheloz që nuk jam pjesë e ekipit të PS, por do t’i lë jashtë xhelozitë e mia personale, sepse transformimi i Durrësit është një realitet mbarëkombëtar, një realitet që do i japë progres jo vetëm Kavajës, por e kthen gjithë zonën tonë në një zonë elitare për Ballkanin”, tha Kona gjatë takimit elektoral të kavajës ku mori pjesë dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për gjithë Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj u shpreh mirënjohës për të githë ata që i janë bashkuar familjes së madhe të Partisë Socialiste.
“Kam mirënjohje të vecantë për ata si Maksi, që ndoshta në fushatën më përpara kishin mendime ndryshe nga ne, po ja ku janë sot bashkë me familjen tonë të madhe, sepse të gjithë e dinë që kjo është familja ku dëgjohesh, kjo është familja ku të mbështesin, kjo është familja që e ka gjithmonë derën hapur, kjo është familja që nuk mban inat, kjo është familja që nuk e kthen kokën mbrapa, por gjithmonë thotë “edhe një, edhe një”, u shpreh Veliaj.