BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 22: (L-R) Arturo Vidal of FC Barcelona, Sergio Busquets of FC Barcelona, Arthur of FC Barcelona, Lionel Messi of FC Barcelona, Junior Firpo of FC Barcelona celebrates goal 3-0 during the La Liga Santander match between FC Barcelona v Eibar at the Camp Nou on February 22, 2020 in Barcelona Spain (Photo by David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images)

Erling Haaland dhe Sergio Aguero: këta janë dy dëshirat e mëdha të Barcelonës për repartin e sulmit. Gara për sulmuesin e Dortmund është e madhe, teksa klubi katalanas, duke parë edhe situatën e vështirë ekonomike, ka një plan në lidhje me 20-vjeçarin.

Mundo Deportivo raporton se presidenti Laporta po tenton të bllokojë për një vit goleadorin norvegjez. Ky i fundit pritet të qëndrojë edhe një vit te klubi gjerman, teksa klauzola e tij do përgjysmohej në verën e vitit 2022, duke shkuar nga 150 në 75 milion euro.

Sa i përket Sergio Agueros, problemi i vetëm lidhet me rrogën e sulmuesit. El Kun do largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit nga Manchester City dhe dëshiron të luajë në një skuadër me Leo Messin. Sport.es raporton se Barcelona nuk është në gjendje t’i dhurojë 12 milion euro në sezon, aq sa fiton te City.

32-vjeçari argjentinas duhet të ulë pretendimet e tij për të pasur mundësinë e aktivizimit në “Camp Nou”. Në garë për shërbimet e goleadorit të njohur është edhe Juventusi, që nuk e ka aspak problem t’i plotësojë kërkesat financiare lojtarit latin.