Pas publikimit të video skandalit, ku LSI tentonte të blinte vota për zgjedhjet e 25 prillit në favor të LSI-së, është SPAK ka ndaluar aktivistin e kësaj force politike, Elis Babo, e ndërsa vijon që të jetë në kërkim kandidati për deputet Etion Jaku.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se uniformat blu kanë ushtruar disa kontrolle për kapjen e kandidatit për deputet i cili renditet e 23-ti në listën për Tiranën, por pa rezultat.

Ndaj këtij rëndon akuza për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, pasi u filmua duke i dhënë 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në.

Në videon e publikuar nga një emision investigativ, Joka bisedonte edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij, edhe pse ai e ka mohuar një gjë të tillë duke e quajtur montazh.