Në letër Andrea Pirlo e ka stolin të sigurt edhe në sezonin e ardhshëm nëse arrin të sigurojë një vend në Champions League, por edhe Sarri e kishte vendin e sigurt përpara tij, por fakti rezultoi totalisht ndryshe. Me pak fjalë në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” është e vështirë të flasësh për të ardhmen, gjërat mund të ndryshojnë shpejt. Fati i Andrea Pilo mund të përcaktohet që këtë të diele pas sfidës kundër Udine, largimi i tij mund të vijë përpara përfundimit të sezonit nëse bardhezinjtë nuk arrijnë të fitojnë. Tudor mund të marr provizorisht drejtimin e ekipit deri në përfundim të sezonit për të nis më pas një tjetër kapitull me një emër shumë të njohur, Massimiliano Allegri.
Drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë të eksperimentojnë me emra të rinjë dhe për këtë arsye kanë vendosur ti besojnë stolin një emri si Allegri, pesë herë fitues i titullit në Serie A, një trajner që e njeh në detaje ekipin dhe ambientin në Torino. Sigurisht që ekipi ka ndryshuar jo pak në këto dy vitet e fundit por Allegrit nuk do ti duhet shumë kohë të përshtatet dhe të ndërtojë ekipin e ri për sezonin e ardhshëm. Në këto dy vite, Allegri refuzojë shumë klube të rëndësishme ndërsa tashmë ka ardhur momenti të nis gjithçka nga e para aty ku e la, tek Juventus.