Sipas një studimi fëmijët e infektuar me koronavirus që janë të shtruar në spital mund të jenë të rrezikuar nga simptomat e Covid të zgjatur. Shkencëtarët intervistuan prindërit e më shumë se 500 fëmijëve të cilët u shtruan në një spital midis muajit prill dhe gusht gjatë vitit të kaluar.

Ata zbuluan se një e katërta kishte simptoma të vazhdueshme pas pesë muajsh. Studimi nga një ekip global i shkencëtarëve, përfshirë studiues të Mbretërisë së Bashkuar nuk është përfundimtar, por bazohet në të dhëna të hershme nga Zyra për Statistikat Kombëtare që tregojnë se disa fëmijë mund të kenë simptoma të vazhdueshme pas infeksionit me Covid.

Midis 518 fëmijëve të përfshirë në studim, 24% kishin simptoma të vazhdueshme shtatë deri në nëntë muaj. 10% kishin lodhje, 7% probleme me gjumin dhe 6% humbje të shijes.

Spitale të tjera, veçanërisht në Suedi dhe Itali , kanë raportuar raste të fëmijëve që kanë raportuar simptoma pas infektimit me Covid. Se sa të zakonshme, ose të rralla, janë këto simptoma do të hetohet te disa fëmijë të moshës 11- 17 vjeç të cilët nuk janë të shtruar në spital.