Juventus është rikthyer te fitoret pasi humbjes me Benevento-n dhe barazimit me Torinon. Skuadra bardhezi ka mposhtur 3-1 Genoa-n falë golave të realizuar nga Kulusevski, Morata dhe McKennie. Me këtë fitore ‘zonja e vjetër’ mbetet në vendin e tretë, por ngjitet në kuotën e 62 pikëve, 1 më pak se Milani i vendit të dytë.
Sakaq për llogari të javës së 30, 3 pikët ka marrë edhe Napoli që ka mposhtur 0-2 Sampdoria-n, ndërsa falë golit të Savic në minutat shtesë Lazio fitoi 0-1 kundër Verona-s.