Juventusi nuk befason më askënd. Skuadra e drejtuar nga trajneri Andrea Pirlo vijon të marrë rezultate aspak të kënaqshme bazuar në objektivat e fillimit të sezonit. Torino ka qenë ndalesa e radhës për bardhezinjtë të cilët falë golit të dytë të Ronaldos arritën të shmangnin humbjen e të dilnin me një pikë nga stadiumi ‘Allianz Stadium’.
U duk se derbi do shkonte mirë për djemtë e drejtuar nga Pirlo kur Chiesa gjeti rrugën e rrjetës mirëpo përgjigja e Torinos ishte e menjëhershme duke mos i dhënë kohë festimi me dy gola në pjesën e parë. U desh të pritej minuta e 79 që Ronaldo të barazonte shifrat. Përfundon kështu 2 – 2 derbi i Torinos.
Fjala titull është e ndaluar këtë sezon për Juventusin, bardhezinjtë tashmë rrezikojnë edhe zonën Champions. (Lexo.al)