Amarda Toska vazhdon të jetë një nga figurat më të preferuara të publikut, ndonëse prej vitesh nuk është pjesë aktive e ekranit. Ajo është fokusuar tek biznesi i saj prej vitesh dhe në ekran shfaqet në raste të rralla si e ftuar. Ndërkohë sot ajo ua ka lënë në dorë ndjekësve të saj në rrjete sociale që t’i pyesin për çdo gjë që ata kanë kuriozitet dhe nuk e kanë dëgjuar më herët për të në intervista.
Shumë prej tyre ka qenë të interesuar nëse Ami ka bërë ndërhyrje në fytyrë, duke qenë se ka një pamje perfekte gjithë kohës. Mirëpo Ami ka treguar se deri më sot nuk ka bërë asnjë lloj ndërhyrje, madje as një ndryshim të vogël në vetulla apo qerpikë.
“As qime të shtuara në vetulla, as qerpikë, as buzë, mollëza apo hundën…”, ka treguar Ami.
Por njëra prej ndjekëseve nuk është bindur dhe e ka pyetur nëse ka bërë ndërhyrje në mjekër, sepse sipas saj kështu ka dëgjuar zërat lart e poshtë.
“Jooo këto lloj ndërhyrje hera e parë që e dëgjoj! Google e dashur dhe e vërteton”, i është përgjigjur Ami.
Ndërsa një tjetër i ka kërkuar sekretin e bukurisë së saj dhe pastërtisë së fytyrës.
“Nuk fle kurrë me fytyrë të papastër nga make up. Në përdorimin e kremrave kam pasur gjithmonë prioritet hidratimin. Mbrojtja nga dielli ka qenë ‘must’ 3 vitet e fundit për mua që rrija pa pushim në diell”, ka zbuluar Ami.
Ndër të tjera ajo ka treguar se prej 6 muajsh po punon për diçka tepër të rëndësishme, të cilën pritet që ta zbulojë së shpejti.
“Kam mbi 6 muaj që po punoj për diçka të re… jam afër lançimit! Për mua është BIG sepse kam analizuar edhe punuar me stafin për çdo element në atë sektor. Shpresoj që kur ta keni në duar do më falenderoni dhe ju! Mezi pres”, ka treguar Amarda.