Pas zv/ kryeministrit Erion Braçe, ministri më i votuar i kabinetit qeverisës së kryeministrit Edi Rama është ai i Brendshëm Bledi Çuçi i cili ka arritur të sigurojë deri më tani 11 932 vota në listat e socialistëve në qarkun e Gjirokastrës.
Me një diferencë të vogël, pas tij renditet ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në listën e Korçës me 11 426 vota, ndjekur nga ministri i Turizmit Blendi Klosi i cili ka marrë 11 186 vota në Berat.
Ndërkohë në qarkun e Tiranës, janë 7 ministra që kandidojnë për deputetë, ku epërësinë me shumicë votash deri më tani e ruan ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku me 10 809 vota. Më pak i votuari është ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi.
Votat që ka marrë kabineti qeveritar dhe zona ku kandidojnë
Zv/ kryeministri Erion Braçe në Fier – 13 533 vota
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në Korçë – 11 426 vota
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në Gjirokastër – 11 932 vota
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në Korçë – 4 740 vota
Ministrja e Financave Anila Denaj në Vlorë – 6428 vota
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në Tiranë – 10 809 vota
Ministrja e Arsimit Evis Kushi në Elbasan – 4259 vota
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në Tiranë – 3351 vota
Ministrja e Kulturës Elva Margariti – Nuk ka kandiduar
Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi në Durrës – 1 626 vota
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Tiranë – 4 672 vota
Ministri i Turizmit Blendi Klosi në Berat – 11 186 vota
Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko në Tiranë – 3698 vota
Ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi në Tiranë – 1394 vota
Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në Tiranë – 6069 vota
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj në Tiranë – 5252 vota