Këshilli i Atlantikut ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Me anë të një postimi në Twitter, nënkryetari i Këshillit Atlanik, Damon Wilson thotë se ekipi i ACEurope dhe BalkansForward mezi pret që të punojë me qeverinë, por nuk lë jashtë opozitën duke thënë se duhet të çojnë para integrimin për pranimin e Shqipërisë në BE.

Wilson: Urime për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për fitimin e një mandati të tretë të paprecedentë. Ekipi i ACEurope dhe BalkansForward mezi pret që të punojë me qeverinë dhe opozitën për të thelluar aleancën tonë, për të mbështetur prosperitetin dhe demokracinë e Shqipërisë dhe për të çuar përpara integrimin rajonal dhe pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.