Binjakët: Personat e shenjës së Binjakëve cilësohen si njerëz racionalë. Ata mendojnë se vendimet duhet të merren vetëm pas një analize logjike e që emocionet duhet të shmangen dhe të kontrollohen. Çdo ditë e tyre është e planifikuar dhe e studiuar në detaje, si në punë ashtu edhe në jetën private, kështu që vështirë t’u hidhni hi syve pasi i kanë planifikuar gjërat 1000 herë para jush.
Bricjapi: Personat e lindur në shenjën e Bricjapit njihen ndryshe si strategët e zodikaut. Janë gjithmonë inovativë, të mirë organizuar dhe analitikë të lindur. Dinë të vlerësojnë gjithmonë të gjitha “pro-të” dhe “kundër” të çdo situate që u del përpara. Kanë për detyrë të zgjidhin edhe problemet më të komplikuara, sepse këta persona kanë një mendje shumë të qartë. Kjo gjë i mban larg aventurave të pakëndshme.