Ambasadorja amerikane ka vijuar të kritikojë mediat dhe zërat pranë opozitës që kanë keqpërdorur fjalën e saj. Yuri Kim shkruan se SHBA nuk mbështët asnjë kandidat apo parti politike.
Duke shpërndarë emisionin e mëposhtëm, Kim kritikon kështu gazetarët Artur Zheji, Klodiana Lala e Ola Bruko për deformim të fjalës së saj.
“Kjo NUK është ajo që thashë / mendoja. Ja çfarë thashë: SHBA NUK mbështet ndonjë kandidat apo parti të veçantë. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron ata që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit” – thotë diplomatja amerikane.
Ditën e djeshme mediat pranë opozitës u shprehën se Kim mbështet ndryshimin, duke e interpretuar se SHBA ka dalë hapur pro Partisë Demokratike. Por pavarësisht sqarimit të djeshëm të ambasadorës, edhe sot ka vijuar keqinterpretimi i qëndrimit të SHBA.
/JavaNews/