Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në qarkun e Durrësit, Lefter Koka zhvilloi sot bashkëbisedim me banorët e fshatit Shkallë në Njësinë Administrative Manëz, të cilët e kanë jetën të lidhur me aktivitetin bujqësor.
“Produktet bujqësore shqiptare janë eksportuar në 82 vende të botës gjatë vitit që lamë pas, ndërsa plani i qeverisë për mandatin e tretë është që të rrisim eksportet e produkteve bujqësore, nga 400 milionë dollarë në vitin 2020, në 1.2 miliard dollarë në vitin 2025”, u shpreh Koka.
Ai shpjegoi planin e qeverisë por edhe të tjera arritje të qeverisë socialiste.
“Po ashtu, edhe nafta pa akcizë që ka aplikuar qeveria, ka nisur të japë efektet pozitive për këtë sektor, prandaj dhe besojnë që PS duhet të vijojë qeverisjen në aleancë me qytetarët”, tha Koka.