Bllokimi i aeroportit nga Kontrollorët sot, ka shkaktuar një kaos të jashtëzakonshëm në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave siç ishte sot për shembull mbërritja mijëra qytetarëve e vaksinave. Por ka edhe histori të dhimbshme njerëzore, si ajo e qytetares Erjona Bakalli, e cila me anë të një reagimi në facebook teksa u bën thirrje mediave që rastin e saj ta bëjnë publik, shkruan se ”Im bir po lufton me vdekjen pasi ka nji semundje te rende qe duhet kuruar patjeter jasht Shqiperis. Sot do e coja jasht por aeroportin e paskan blloku kta kontrolloret. Po me cunin tim cdo behet, kush man pergjegjsi. ?”
Më tej, duke iu referuar faktit që kontrollorët kanë bllokuar lëvizjen, ajo me indinjatë shkruan: Lutm te behet publik rasti se me rrezikohet femija nese nuk e coj jashte. Kta jane kafsh qe po na marrin ne qaf fmin.”
Reagimi i plotë qe e ka postuar edhe ne lajmin e Top Channel.
”Ju lutem, kam 1 Thirrje publike per mediat. Im bir po lufton me vdekjen pasi ka nji semundje te rende qe duhet kuruar patjeter jasht Shqiperis. Sot do e coja jasht por aeroportin e paskan blloku kta kontrolloret. Po me cunin tim cdo behet, kush man pergjegjsi. ? Lutm te behet publik rasti se me rrezikohet femija nese nuk e coj jashte. Kta jane kafsh qe po na marrin ne qaf fmin.”