Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës do të vijojë ditën e sotme në orën 17:00. Njoftimi është bërë nga kreu i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca
“Seanca do t’i vazhdojë punimet nesër, më 4 prill në orën 17:00”, tha kreu i kuvendit, Glauk Konjufca. Në votimin e parë nuk është arritur të sigurohet kuorumi i nevojshmëm i votave për të konsideruar të vlefshëm raundin e parë, pasi morën pjesë vetëm 78 deputetë.
I pranishëm në fillim të seancës ishte kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj i cili ka theksuar se nuk do të votojnë një kandidate partiake, pasi sipas tyre ajo është një kandidate përçarëse.
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani, e cila në këtë garë, për kundërshtar ka Nasuf Bejtën.
Sipas Kushtetutës, në garë për president duhet të jenë të paktën dy kandidatë, të cilët paraprakisht duhet të sigurojnë nënshkrimet e të paktën 30 deputetëve.