Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 13:00 pjesëmarrja është e lartë. Sipas KQZ-së deri tani kanë raportuar 65 qendra votimi nga 5199 që janë në total, që përkthehet në 31.87%.
E përkthyer në votues, bëhet me dije kanë votuar 14,431 zgjedhës nga 45,284 që kanë në total qendrat e votimit që kanë raportuar pranë KQZ-së. Qarku që ka pjesëmarrje më të lartë në votime është Kukësi me një pjesëmarrje 38.69%.