Ilirjan Celibashi i ftuar në Log. me gazetarin Endri Xhafo në ABC ka dhënë detaje në lidhje me çështjen e shumëpërfolur patronazhistët. Pyetjes së gazetares së ABC Esiona Konomi në lidhje me ndikimin që mund të kenë patronazhistët në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Celibashi ka theksuar se siguria e votës është e plotë dhe patronazhistët nuk kanë asnjë ndikim në lidhje me cënimin e saj apo në ndikimin tek votuesit.
“Natyrshëm mund të ketë komente të ndryshme në lidhje me këtë fakt, por atë që unë them me siguri të plotë është se një gjë e tillë s’ka asnjë lloj lidhje me procesin zgjedhor dhe me sigurinë e votës. Mbi faktin se një parti politike ka mënyrën e vet të administrimit të votuesve apo simpatizantëve të saj është një çështje që ka pika të ndryshme këndvështrimi ajo që ka rëndësi është se qytetarët duhet të dinë se në lidhje me ushtrimin e votës patronazhisti s’ka asnjë lloj lidhje”, ka thënë Celibashi.
Gjithashtu ai ka folur dhe në lidhje me incidentet e fundit që kanë ndodhur në vendin tonë, dhe thekson se janë ngjarje që nuk ndihmojë aspak në proces dhe gjuha e ngarkuar politike është faktori që çon në ngjarje të tilla.