Kryetari i Bashkisë Tuz, Nik Gjeloshaj ka shprehur mbështetjen e tij për skuadrën e Partisë Socialiste. Me anë të një postimi në Facebook Gjeloshi shkruan se Edi Rama, Erion veliaj, Pandeli Majko, Elisa Spiropali ishin vendimtarë që Tuzi të jetë komunë sot. Kryebashkiaku i Tuzit shprehet se nëse do të kishte të drejte vote do votonte pikërisht për këta persona edhe pse nuk ëshë i majtë.
Postimi i plotë i Nik Gjeloshaj: Unë nuk jam me bindje i majtë, nuk jam Socialist! Një gjë e di se sikur të kisha të drejtë vote, do të votoja për Edi Rama, për mikun tim Erion Veliaj, Pandeli Majko, Elisa Spiropali… të mos ishte asnjë arsye tjetër, këta së bashku me Ditmir Bushati ishin vendimtarë që Tuzi të jetë komunë sot. Shumë qeverive u jam drejtuar për ndihmë drejtpërdrejt, e vetëm këta iu përgjigjën lutjes time dhe puna u krye! Urime fitoren dhe nga e hëna e mbrapa,punoni të bashkuar, të forconi Shqipërinë edhe më shumë, e atëherë punoni edhe për ne që jetojmë jashtë Shqipërisë!!
Unë nuk jam me bindje i majtë, nuk jam Socialist! Një gjë e di se sikur të kisha të drejtë vote, do të votoja për Edi…
Posted by Nik Gjeloshaj on E premte, 23 April 2021