Drejtuesja politike e PS në qarkun e Lezhës Lindita Nikolla gjatë aktivitetit me skuadrën e 25 prillit ka deklaruar se në ditën e zgjedhjeve duhet të jenë të vendosur për të votuar PS që të vijojnë punën për rindërtimin. Mbi të gjitha tha ajo për kryepunën që është Reforma në Drejtësi.
“Ne kemi dhe një arsye tjetër pse duhet të jemi bashkë dhe të vendosur me 25 prill. Të vijojmë punën për rindërtimin që brenda pranverës së ardhshme të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë të kthehen në shtëpitë e tyre. Dhe nuk është i vogël premtimi. Je mësues mësuese ke harruar se si na shtynin furgonve nëpër takime… Mbi të gjitha na votoni për kryepunën, reforma në drejtësi. Ti japim jetë në mandatin e 3 reformës në drejtësi, me votë. Ska kohë për të pushuar, Shqipëria është e ardhmja jonë votoni PS”, tha Nikolla ndër të tjera.