Përmes një aktiviteti, me qindra pjesëmarrës, të vendosur në distancë nga njëri-tjetri, kreu i PS-së Edi Rama është duke marrë pjesë në këto momente në aktivitetin përmbyllës të fushatës elektorale në Qarkun e Lezhës.

Në aktivitet marrin pjesë edhe të gjithë kandidatët për deputetë të PS-së.

“Jemi të vetëdijshëm që të respektojmë deri në fund distancën që vaksinimi të ketë sukses. Sot jemi në një situatë ku shohim se si drita në fund të tunelit po zmadhohet. Po shohim se si jeta por rikthehet përsëri. Deri dje ishte e mjegullt, por sot po kthjellohet. Sot ne si shqiptarë duhet të ndjehemi krenarë për provën e fortë të karakterit në këtë përballje që nisë që në momentin kur na ra fatkeqësia e parë. Mijëra familje mbetën në qiell të hapur”, tha Rama.