Sot ka nisur vaksinimi i gazetarëve, të cilët janë çdo ditë të ekspozuar ndaj infektimit, ndërsa spikerja e Top Channel, Genta Popa ka kryer vaksinimin live në edicionin e lajmeve të orës 15:00. Studioja u përfshi në emocione të forta në lot dhe gëzim në të njëjtën kohë, ndërsa e ftuar ishte edhe Silva Bino. Spikerja: Zonja Bino, komiteti i ekspertëve kishte një reagim sot në lidhje me këtë çështje, a ka lidhje vaksina me rastet e raportuara të humbjes së jetës? Bino: Absolutisht jo. Ka një deklaratë të komitetit të ekspertëve, të cilët vlerësojnë çdo gjë edhe efektet e lehta dhe ato të tjera pas vaksinimit. Në bazë të deklaratave të tyre të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur nuk kanë lidhje me vaksinën. Këto vaksina kryhen për tu mbrojtur nga Covidi dhe jo nga sëmundjet e tjera. Fatkeqësisht vdekje ndodhin gjatë të gjitha ditëve dhe mund të ketë fatkeqësi.

Spikerja: Ndërkohë Zonja Bino, si po vijon procesi i vaksinimit të moshuarve? Bino: Procesi po ecën shumë mirë dhe ka një kërkesë të madhe dhe sistemi përballon shumë mirë kërkesën që është shumë e rëndësishme. Kemi filluar që prej të dielës në të gjitha pikat shëndetësore. Në qendra më të mëdha që grumbullohen më shumë njerëz, si p.sh. çadrat te sheshi, në shkolla, në vendet e punës. Të gjitha këto e kanë ndihmuar sistemin shëndetësor të përballojë vaksinimin,. Kemi kryer rreth 19 mijë vaksinime në ditë. Sa më shumë të kemi aq më shpejt mbarojmë. Në bazë të prioriteteve po shkon gjithë plani i vaksinimit. Janë vaksinuar mësuesit me grupmoshat mbi 90 vjeç dhe pastaj kanë vazhduar mësuesit me ata mbi 80 vjeç. Aktualisht do të vaksinojmë ata +70 vjeç me policët dhe gazetarët dhe kështu me radhë. Efektet anësore janë të lehta, mund të keni temperaturë, një lloj dobësie, një lloj dhimbje të muskujve që e pata dhe unë kur e bëra.

Genta Popa: 7 prej kolegëve gazetarë kanë humbur jetën nga Covid 19, në ktë vit pandemik. Ekipi juaj ka ardhur këtu në studio, në edicionin e orës 15:00, për të më dhënë dhe mua mundësinë që të bëj vaksinën, me të cilën besoj se dhe unë, si të tjetër do të përballoj pasojat… Silva Bino: Jo, efektet anësore janë të lehta, mund të keni temperaturë, dhimbje muskulare, dhimbje të kyçeve, që i pata dhe unë kur bëra vaksinën. Unë jam gati për të bërë vaksinën, ndërkohë që i them teleshikuesve, që në këtë moment, mendja më shkon te familjari im i shtrenjti dhe i dashur, Kujtim Prodani. Me siguri, shumë nga ju që na ndiqni keni humbur të afërm nga Covid 19, ndaj të gjithë ne që u prekëm dhe ju që keni dëgjuar dëgjujar këto lajme, t’i japim mundësi vaksinës, le të besojme te shkenca, te mjekësia, por dhe te autoritetet.

Silva Bino e përlotur, thotë se: “Edhe unë u emocionova shumë Genta”. Genta Popa: Le të përpiqemi të jemi sa më humanë sepse kjo është detyra jonë. Keni humbur dhe ju nga fusha e mjekësisë, keni humbur kolegët tuaj. Silva Bino: Patëm shumë miq që humbën jetën dhe ky është një çast shumë i rëndësishëm, ju falënderoj! Genta Popa: Shpresoj që gjithçka të shkojë sa më mirë për të gjithë. Pjesa dërmuese e tyre janë paraqitur vetë dhe kanë kërkuar vaksinimin si mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga covid që ka shkaktuar më së shumti fatalitete mes të moshuarve. Por duhet thënë se ditët e fundit ka patur zëra kundër vaksinës kineze.

Po ashtu, një grup nga gazetaret e terrenit dhe kameramanët që janë çdo ditë të ekspozuar ndaj infektimit ndodheshin në sheshin “Skënderbej” për të marrë vaksinën anti Covid. Po ashtu një grup nga kolegët tanë, gazetaret e terrenit dhe kameramanët që janë çdo ditë të ekspozuar ndaj infektimit ndodheshin në sheshin “Sënderbej” për të marrë vaksinën. Më herët, ministrja Manastirliu njoftoi se krahas gazetarëve ditën e nesërme do të nis edhe vaksinimi i efektivëve të policisë.