Të shumtë në numër, në disiplina të ndryshme, por të gjithë banojnë në Njësinë 10. Sportistët elitarë të cilët morën pjesë në takimin prezantues nga kryebashkiaku Erion Veliaj të kandidatit socialist për deputet, Fatmir Xhafaj kanë deklaruar hapur mbështetjen e tyre për Partinë Socialiste, si e vetmja forcë politike që ka bërë dhe premton të bëjë edhe më shumë për sportin në Shqipëri.

“Të jesh sportist elitar kërkon një mund e sakrificë të veçantë. Do përmend nja dy sakrifica të vogla. Më parë kam jetuar në “Porcelan” dhe stërvitjen e bëja te Fushat e Aviacionit. Ndërroja 2 autobusë urbanë për të shkuar në stërvitje. Ndërsa sot është ndryshe. Sot investohet në infrastrukturë. Shkollat janë kthyer në qendra komunitare ku çdo i ri ka mundësi për tu bërë sportist elitar,” u shpreh Gjergj Muzaka, ish futbollist i Tiranës dhe ekipit kombëtar. “Ka shumë fëmijë që e duan sportin, prandaj sytë duhet t’i kthejmë nga sporti. Kam qenë pjesëtar i Këshillit Bashkiak për 11 vjet. Është bërë shumë sportin këto vite dhe duhet të vazhdohet të bëhet. Detyra jonë ta mbështesim dhe ta promovojmë,” tha Shkëlqim Muça, drejtues i klubit shumwsportiv Partizani.

“Është nder që përfaqësojmë njësinë 10 e them me krenari këtë sepse kemi me të vërtet ambasadorë të Shqipërisë në disiplina të ndryshme, dikush brenda vendit e dikush jashtë, por e rëndëisshme është që kemi shuam punë për të bërë dhe jemi në rrugën e duhur me këto gjëra që po bëni ju. Është kënaqësi e veçantë,” deklaroi Gerti Shima, basketbollist i ekipit të Tiranës, kapiten dhe kampioni i ekipit kombëtar prej shumë vitesh. “Çdo shkollë, çdo palestër e Tiranës është e hapur, siç e tha edhe Gjergji dhe për këtë dua t’ju falënderoj ju që i keni dhënë mundësinë komunitetit rreth e qark që të merret me sport, madje edhe falas. Nga ky komunitet i vogël çdo i ri nesër mund të bëhet kampion e të përfaqësojë klubin, por edhe Shqipërinë,” tha Arjola Kasaj, trajnere pranë FK Tirana në sportin e taekwondo.

Në këtë takim ishin gjithashtu edhe Luiza Gega atletja që do përfaqësojë për një tjetër rekord Shqipërinë në Lojërat Olimpike Tokio 2021, Izmir Smajlaj, kampion europe dhe 5 herë fitues i ballkaniadave, Blendi Nallbani, drejtues i klubit Studenti kampion kombëtar me Tiranën e partizanin, Kristina Hanxhara, kampione e sportit të qitjes, Elona Allmuça, kampione e mundjes te ekipi i Partizanit, Emiljana Ciko, kampione rekordmene në hedhjen e çekiçit, e shumë sportistë të tjerë.