Gjatë takimit me një grup qytetarësh në sheshin para Bashkisë së Kavajës, Erion Veliaj tha se teksa socialistët flasin me pasion për momentet që u kanë ardhur në ndihmë njerëzve, Lulzim Basha fsheh që ka qenë kryetar Bashkie. “Si ka mundësi që kandidon për kryeministër një njeri që i vjen turp të thotë që ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. E kanë këshilluar konsulentët e vet dhe i thonë, fol për ccfarë të duash ti, gatuaj vezë, gatuaj edhe me xhinse, lyej flokët 100 herë në ditë, harxho 3 kile xhel, vetëm mos i thuaj njeriu që ke qenë kryetar Bashkie. Sepse po ia kujtove nejrëzve që ke qenë kryetar Bashkie dhe nuk u ndërtua një shkollë, nuk pastrohej Tirana. Njerëzit do thonë ky që nuk bëri dot Tiranën, nuk bën dot Shqipërinë“, sqaroi Veliaj.
Ai tha se njerëzit nuk duan të provojnë më Lulin që e kanë provuar 100 herë, por duan të provojnë njerëz që i shërbejnë vendit. Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishin sot në Kavajë dhe Rrogozhinë, ku zhvilluan takime me qytetarët atje.