Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një qendër votimi në Vashtmi. Një çift bashkëshortësh janë goditur më karrige, ku sipas tyre kjo ka ndodhur pasi nuk lejuan nënë e tyre të votonte.
Mësohet se në fshatin Vashmi, vëzhguesi i Lulzim Bashës ka qëlluar me karrige burrë e grua brenda një Qendre Votimi, duke u shkaktuar lëndime. Çifti mësohet të jetë simpatizant i Partisë Socialiste ndërsa nuk dihen më tepër detaje nga ngjarja. Ky është incidenti më i shëmtuar, i shënuar në vend që prej çeljes së votimeve.