Ndërsa procesi i numërimit të votave në shumicën e qendrave vjon dhe kanë mbetur më pas se 40% e votave për tu numëruar, duket se PS po shkon drejt një mandatit të 3, pasi kryeson në rezultate. Nga KZAZ 39 ministrja Ogerta Manastirliu tha Report TV se procesi deri më tani ka shkuar mirë dhe se PS sipas saj është në avantazh në të gjithë Shqipërinë, duke e çuar mazhorancën drejt mandatit të 3.

“Procesi ka vajtur mbarë ne kemi rinisur numërimin e kutive sot rreth orës 14:30 jemi duke vazhduar nuk do të ndalemi. Unë jam duke ndjekur nga afër procesin po shkon mirë. Edhe rezultatet janë të mira pasi PS është në avantazh ashtu sikurse është në të gjithë Shqipërinë. Kemi aktualisht përpara edhe rreth 60 kuti të cilat do numërohen dhe besojmë ta finalizojmë këtë proces deri në orët e para të mëngjesit. Pati një pushim të kërkuar nga komisioni në KZAZ pasi ende skishin ardhur numëruesit e PD, me të ardhur filloi normalisht. Rezultatet paraprake tregojnë se PS është në avantazh ne jemi drejt mandatit të 3. Qytetarët na kanë besuar”, tha ajo. E pyetur se nëse PS merr mandatin e 3 a do të ketë një post tjetër apo do të vazhdojë të jetë në krye të ministrisë së Shëndetësisë, Manastirliu tha se nuk është momenti për të diskutuar një gjë të tillë.

“Gjëja e parë që jemi duke bërë tani është se jemi duke parë vullnetin e qytetarëve të shprehur në kuti për të vijuar punën në një mandat të 3. Ska vend për të thënë se çfarë do ndhë nesër”, shtoi ajo. Sa i përket masave anti COVID Manastirliu tha se janë ruajtur në të gjitha qendrat e votimit.

“Janë ruajtur masat. Protokolli është ruajtur dhe jemi në komunikime të vazhdueshme që edhe në qendra të vazhdojnë të ruhet protokolli”, shtoi ministrja.